image Mayweather: Nëse e stërvis Wilderin, ai do ta mposht Furyn

Futboll

Boks/ Mayweather: Nëse e stërvis Wilderin, ai do ta mposht Furyn

news image

Pak më shumë se një javë ka kaluar që nga rimeçi i zhvilluar mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit.

Fury e mposhti me nokaut teknik Wilderin në përballjen që pati dominim të plotë.

Një meç i tretë po diskutohet, me Wilderin insistuesin kryesor.

Ylli i pamposhtur, Floyd Mayweather mendon se Wilder do të mund ta fitonte duelin tjetër, por vetëm nëse ai do ta stërviste atë.

“Nëse e stërvis unë. Nëse e stërvis do ta mësoj se si të fitoj” – u shpreh Mayweather.

Patjetër që Wilderit do t’i nevojitet krejt ndihma e mundshme për t’u hakmarrë ndaj Tyson Furyt./Gazeta Sinjali/