image Matteo Darmian largohet nga Manchester United

Futboll

Sport/ Matteo Darmian largohet nga Manchester United

news image

Matteo Darmian, është gati të largohet nga ‘Old Trafford’, për t’iu bashkuar skuadrës së Parmës.

Mediat italiane si: ‘Gazetta dello Sport’, ‘Sky Sport Italia’ dhe ‘Tuttomercatoweb’, kanë raportuar se transfeimi i lojtarit do të kompletohet nesër.

Mbrojtësi i krahut pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me skuadrën e Parmës.

Sipas mediave italiane kjo kontratë mund të jetë katër vjeçare.

Darmian do të jetë mbrojtësi i dytë i United që kalon në Serie A këtë javë, pasi Roma nënshkroi me Chris Smalling./Sinjali/