Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, tha se prioriteti i tij ka qenë mbrojtja e burimeve ujore si dhe ndërtimi i hidrosistemeve të reja.
Fatmir Matoshi bëri të ditur se inspektorati ka bërë 790 vizita në terren, ka shqiptuar qindra gjoba dhe ka iniciuar 85 raste në gjykatë.
Sipas Matoshit, problemi i sigurimit të ujit të pijshëm për qytetarët e Kosovë pritet të zgjidhet me ndërtimin e hidrosistemit KIKË-Kremenatë, projekt i bashkëfinancuar me Bankën Botërore.
Kurse, sifdë e vazhdueshme, ai thotë se ka qenë ajri i ndotur.
Rregullimi i shtretërve të lumenjve në të gjitha komunat e Kosovës, si dhe ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, janë disa nga projektet që Matoshi tha të kenë filluar gjatë mandatit të tij e që janë duke vazhduar./Gazeta Sinjali/