Një rast skandaloz ka ndodhur para pak çastesh në kryeqytet.
Një person është filmuar duke masturbuar në pikë të ditës, në qendër të Prishtinës.
Rasti është regjistruar sot, në lagjen Lakrishtë të kryeqytetit nga një sinjalizues i gazetës i cili e ka dërguar videon në redaksi.
Ai është kapur në distancë nga vetura e sinjalizuesit i cili ka rastisur të kalonte në Bulevardin “Bill Clinton”.
Siç shihet nga video, qytetari në moshë mbi të dyzetat, masturbon në publik, derisa ishte në një pritore të autobusëve urbanë.
Pranë tij shihet e ulur një vajzë, e cila siç duket nuk e vëren sjelljen e skandaloze të këtij qytetari.
Ngjarja ka ndodhur në një vend shumë të frekuentuar nga kalimtarët dhe veturat, dhe për rrjedhojë ai ka përfunduar në fokus të sinjalizuesit.
Akte të tilla të dënueshme ngrisin alarmin për kujdes ndaj personave të tillë të cilët mund të rastisin në vende publike dhe t`i shqetësojnë qytetarët. /Sinjali/