image Mashtrohet 45-vjeçari në Prishtinë, një person ia merr 5 vetura në vlerë të 82 mijë eurove por s’ia jep paratë

Siguri

Mashtrohet 45-vjeçari në Prishtinë, një person ia merr 5 vetura në vlerë të 82 mijë eurove por s’ia jep paratë

news image

Nuk janë të rralla rastet kur kosovarët përfitojnë kundërligjshëm shuma të majme parash duke mashtruar. Ndonëse arrijnë të kapin para, të tilla veprime i fusin në telashe me ligjin. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe një person është shpallur në kërkim, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë një personit (emër i njohur për redaksinë) ia ka shitur pesë vetura, që kapin vlerën e rreth 82 mijë eurove.

I dyshuari i dha automjetet por paratë nuk i mori kurrë, çka e bëri që të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin. Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari po kërkohet nga Policia, por ende s’kanë rënë në gjurmët e tij.

Sinjali mëson se pas dhënies së deklaratës së viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”, derisa të zbulohen detajet të tjera dhe të zbardhen në plotni rrethanat e rastit.

/GazetaSinjali/