image Mashtrimi 600 mijë eurosh me derivate, Gjykata merr vendim për menaxherin e HIB-it dhe dy të tjerëve

Drejtësi

Mashtrimi 600 mijë eurosh me derivate, Gjykata merr vendim për menaxherin e HIB-it dhe dy të tjerëve

news image

Të premten, Dogana e Kosovës zhvilloi një aksion në kompanitë HIB Petrol, Alfa Trade dhe Fer Petrol, të cilat dyshohet se kanë kryer aktivitete në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrollit u zbulua se me anë të ikjes së taksave, buxhetit të shtetit i janë shkaktuar dëme hiç më pak se rreth 600 mijë euro.

Në lidhje me këtë rast u arrestua zyrtari i HIB Petrol, Fatbardh Xhaferi, pronari i kompanisë Alfa Trade, Hajdar Hajdari dhe pronari i kompanisë Fer Petrol.

Tani Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që ndaj tyre të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Tre të arrestuarit janë duke u dyshuar për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” dhe për “Falsifikim i dokumenteve”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/