image Mashtrim me kompensimin e aksidentit – pronari i një kompanie në Novi Sad përvetëson afro 4.7 milionë dinarë

Rajon

Mashtrim me kompensimin e aksidentit – pronari i një kompanie në Novi Sad përvetëson afro 4.7 milionë dinarë

news image

Njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, konkretisht Departamenti për Luftimin e Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë Kriminale, kanë arrestuar MP (1983) nga Çajetina, pronar dhe person përgjegjës i kompanisë “Centar za odštetu 021” me seli në Novi Sad, nën dyshimin për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Ministrisë, MP dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme shumën prej 9,671,500 dinarësh nga një kompani sigurimi, gjatë periudhës korrik 2019 – prill 2023, duke vepruar si përfaqësues i familjes së një viktime në një aksident trafiku.

Pasi ka mbajtur një komision prej 30% për ndërmjetësimin, ai nuk i ka transferuar pjesën e mbetur të kompensimit familjes, por e ka mbyllur kompaninë dhe ka përvetësuar rreth 4.677.000 dinarë për vete.

I dyshuari ndodhet në ndalim për 48 orë dhe pritet të paraqitet në prokurori me kallëzim penal për veprimet e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/