image MASHTI del me njoftim pas përfundimit të testit të maturës, paralajmëron këto masa

Arsim

MASHTI del me njoftim pas përfundimit të testit të maturës, paralajmëron këto masa

news image

Ministria e Arsimit ka dalë me një njoftim lidhur me procesin e Maturës Shtetërore ku sot provimit i janë nënshtruar mbi 23 mijë maturantë të klasave të 12-ta. 

Sipas Ministrisë provimi është mbajtur në 177 qendra të testimit në gjithë vendin. Kurse në këtë proces janë angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës dhe 200 vëzhgues, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministria thekson se në ato raste ku janë evidentuar parregullësi do të ndërmerren masa të rrepta si ndaj administruesve ashtu edhe ndaj nxënësve. Këtu përfshihen edhe shqiptimi i gjobave.

“Anëtarët e Komisioneve në qendrat e testimit, administruesit, mbikëqyrësit dhe vëzhguesit e Provimit të Maturës që kanë shkelur rregullat e administrimit të testit do të ndëshkohen për kundërvajtje në shumë prej 300 deri në 500 euro. Ndërkaq, po të njëjtit të cilët kanë zbuluar sekretet e testit do të ndëshkohen me gjobë në të holla prej 1 mijë deri në 3 mijë euro, si dhe me masa disiplinore dhe penale të parapara në Kodin Penal të Kosovës. Secilit nxënës që i është zënë telefoni është larguar nga procesi i testimit dhe i është anuluar provimi i maturës shtetërore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore pritet të shpallen më 5 korrik.

/GazetaSinjali/