image Gabimet në libra do të përmirësohen vitin tjetër

Kosovë

MASHT/ Gabimet në libra do të përmirësohen vitin tjetër

news image

Nxënësit kosovarë këtë vit do të mësojnë  me tekste shkollore me gabime teknike e përmbajtjesore. Kjo pasi që Ministria e Arsimit ka vendosur që këto gabime t’i përmirësoj vitin e ri shkollor.

Nga Ministria e Arsimit kanë thënë për KTV-në se janë të vetëdijshëm për gabimet, por theksojnë se periudha njëvjeçare është fazë e pilotimit.

Ndërsa drejtorët e shkollave thonë se janë të detyruar të vazhdojnë procesin mësimor me këto tekste.

“Ne kemi filluar të punojmë me këto tekste, i dimë gabimet që janë, në këto tekste shkollore mungojnë poezitë në gjuhën shqipe, paramendoni në të gjitha tekstet ekzistojnë vetëm dy poezi të autorëve të huaj dhe dy poezi të shkrimtarëve shqiptarë”, ka deklaruar mësuesja e  gjuhës shqipe nga shkolla “Faik Konica”.

Përveç gabimeve në librin e lëndës Gjuhë Shqipe të klasës së gjashtë, vërejtje u dhanë edhe për librat e lëndëve Fizikë dhe Kimi.