image Masat e reja të izolimit në Kosovë, më së keqi po e pësojnë punëtorët

Kosovë

Bizneset/ Masat e reja të izolimit në Kosovë, më së keqi po e pësojnë punëtorët

news image

Masat e reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në Kosovë, ua kanë zgjatur bizneseve për mbi 5 orë orarin e punës.

Edhe pse orari është zgjatur, shitja në këto biznese nuk ka shënuar rritje.

Në një nga furrat në Prishtinë thonë se me vendosjen e masave për kufizim të lëvizjes shitja ka rënë për 50%.

Ndryshimi i orarit dhe kufizimet e reja kanë detyruar që edhe dyqanet ushqimore dhe farmacitë të qëndrojnë hapur edhe për 5 orë.

Disa prej tyre tashmë po punojnë që nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 22:30, në kohën kur edhe përfundon koha e lëvizjes së qytetarëve.

Megjithëse nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, ata ankohen edhe për mungesë transporti.

Në anën tjetër, edhe bankat janë duke vazhduar punën në orar të ri. Nga shoqata e bankave thonë se është propozuar zgjatja e orarit deri në orën 20:00, mirëpo kjo gjë nuk ka qenë e nevojshme.

Trajtimin e punëtorëve në sektorin privat po e përcjell edhe Sindikata.

Por, në Odën Ekonomike kanë thënë se kanë pranuar disa ankesa nga bizneset dhe se problem ka qenë organizimi i punëve me orarin e ri, njofton Koha.

Që nga 15 prilli e deri më 4 maj Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që qytetarët e Kosovës mbi moshën 16-vjeçare do të mund të lëvizin vetëm një orë e gjysmë në ditë./ Gazeta Sinjali/