Kancelari Gjerman Olaf Scholz ka vendosur kurora me lule në vendin e tragjedisë së mbrëmshme në tregun e Krishtlindjes në Magdeburg, ku deri tani janë 5 jetë të humbura.
Scholz tha që janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme dhe se do të veprohet me forcën e ligjit.
“Çfarë akti i tmerrshëm është të plagosësh dhe vrasësh kaq shumë njerëz me një brutalitet të tillë. Kemi mësuar se mbi 200 persona janë plagosur. Pesë kanë vdekur deri më tani. Një numër i pabesueshëm, gati 40 janë plagosur rëndë. Është e rëndësishme që ne të sqarojmë situatën dhe kjo të bëhet me saktësinë më të madhe. Asgjë nuk duhet të mbetet pa hetim dhe kështu do të jetë. Ne qëndrojmë së bashku. Nuk do t’i lejojmë ata që duan mbjellin urrejtje, ne nuk do te lëmë autorët të mbeten pa u ndëshkuar dhe se do të veprojmë me gjithë ashpërsinë e ligjit, pikërisht për hir të komunitetit tonë dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, tha kancelari.