Zbardhen detaje nga masakra në Dobraç të Shkodrës, pak ditë më parë ku humbën jetën katër persona.
Mësohet se automjeti me të cilin u krye atentati rezulton të jetë vjedhur në Durrës, për të cilin është bërë dhe denoncim në polici, raporton Tch.
Shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dyshohet se janë shpallur në kërkim si autor të masakrës së Dobracit ndodhur pak ditë më parë në Shkodër me tre viktima.
Nën drejtimin e prokurorisë po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës.
Të vdekur nga atentati mafioz mbetën Hamza Lici, Arlind Bushati dhe aksidentalisht Flutura Basha.