image Masa të rrepta në Mal të Zi, arrestohen personat që vizitojnë miqtë e tyre

Rajon

Rajon/ Masa të rrepta në Mal të Zi, arrestohen personat që vizitojnë miqtë e tyre

news image

Instituti Malazez i Shëndetit Publik njoftoi se në 12 orët e fundit, 23 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në vend, duke rritur numrin e të infektuarve në Mal të Zi në 197.

Që nga 17 marsi, kur janë regjistruar rastet e para të koronavirusit në atë shtet, dy persona të infektuar kanë vdekur dhe një është shëruar.

“Shumica e rasteve të të infektuarve rishtazi janë kontakte të rasteve të njohura më parë”, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Policia malazeze ndjek penalisht personat që shkelin masat e qeverisë për të frenuar epideminë e koronavirusit dhe publikojnë arrestimet e tyre në media.

Të premten në mbrëmje, dy persona u arrestuan dhe u morën në arrest, sepse kishin vizituar shokët e tyre, siç  shpjegohet nga zëdhënësi i Prokurorisë së Podgoricës, Milica Mandic.

“Prokurori i Shtetit urdhëroi që dy persona të vendosen në paraburgimi prej 72 orësh”, tha Mandiç.

Kishte edhe gjashtë të burgosur të Budva të arrestuar nga policia në një hotel në qytet duke luajtur letra./Gazeta Sinjali/