Spanja ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës 2026, por Emiliano Martinez u shndërrua në heroin e Argjentinës me një pritje vendimtare.
Mikel Oyarzabal depërtoi përmes mbrojtjes argjentinase dhe provoi me një goditje të fuqishme nga distanca, por portieri argjentinas reagoi në mënyrë fantastike, duke e mbajtur të paprekur portën e tij.
Ndërkohë, në minutën e 41-të, Lisandro Martinez u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër, ndërsa gjyqtari Slavko Vinçiç e vlerësoi si faull të rëndë.
Spanja po tregohet më kërkuese në fazën sulmuese, ndërsa Argjentina po mbështetet te ndërhyrjet vendimtare të portierit të saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!