image Martin Berishaj: Raportimi për mua në mediat sllovene ishte shpifje, kishte të bënte me zgjedhjet e brendshme atje

Politikë

Martin Berishaj: Raportimi për mua në mediat sllovene ishte shpifje, kishte të bënte me zgjedhjet e brendshme atje

news image

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se qëllimi i raportimit në mediat sllovene që ai “mori 600 mijë euro nga kompania GEN”, ka qenë e lidhur me zgjedhjet në Slloveni.

Ai e ka quajtur shpifje raportimin se ai e ka keqpërdorur detyrën.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Berishaj ka thënë se nuk është marrë fare me atë lajm, të cilën e ka konsideruar si të pavërtetë.

“Tani këtu quhet aferë, mirëpo shumë media ndërkombëtare ka qenë një artikull i një portali që e ka peshën e vet. Unë jam marrë me problemin që ishte një ditë para zgjedhjeve në Slloveni”, ka thënë Berisha.

Liria e shprehjes nuk nënkupton shpifjen”, thotë Berishaj.

Ai më pas tha se “pas zgjedhjeve në Slloveni askush nuk është marrë me të”.

/GazetaSinjali/