Memorandumi i mirëkuptimit, i cili tashmë ka hyrë në fuqi, u nënshkrua të mërkurën nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani.
Ky zhvillim ndodhi pak para një takimi të planifikuar në Zvicër mes përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë, i cili ishte paraparë të mbahej të premten.
Në ceremoninë e nënshkrimit pritej të merrnin pjesë edhe kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, si dhe nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ai takim do të zhvillohet sipas planit.
Ndërkohë, në bazë të marrëveshjes aktuale, të dyja palët janë zotuar të negociojnë për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë brenda një periudhe provizore prej 60 ditësh.
Afati mund të zgjatet, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump deklaroi dje para gazetarëve se “procesi mund të zgjasë edhe më shumë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!