Kryeministri Edi Rama nga Beogradi ka shprehur respektin ndaj Aleksandër Vuçiçit për të cilin tha se ka zgjedhur paqen, ndërsa iu referua marrëveshjes Serbi-Kosovë.
Rama tha se zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur.
“Dua ta falenderoj presidentin Vuçiç dhe ekipin e tij sepse panairi nuk kishte asgjë më pak se panairet e së njëjtës fushë me famë botërore. Në këtë panair ishin bashkë dhe shumë prodhues të mirënjohur të verërave. Dje mund të kishte qenë një ditë tjetër, ku mediet tona dhe të Evropës të ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh në kufirin me s Serbisë dhe Kosovës. Dita e djeshme tregoi se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkanit të Hapur. Sot dua ta them me krenari që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e Ballkanit të Hapur. Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që ka dhënë një sinjal shumë të qartë për të gjithë, që zgjedhja e parë është paqja”, tha ai.