image Marrëveshja e Washingtonit/ Serbia ka kohë vetëm edhe sot ta zhvendos Ambasadën në Jerusalem

Rajon

Marrëveshja e Washingtonit/ Serbia ka kohë vetëm edhe sot ta zhvendos Ambasadën në Jerusalem

news image

Serbia nuk do të respektoj Marrëveshjen e Washingtonit për zhvendosjen e Ambasadës në Jerusalem, ndonëse sot është afati i fundit për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka deklaruar se do të veprojnë në interes të Serbisë për këtë çështje, duke shtuar se njohja e Kosovës nga ana e Izraelit ka ndryshuar qëndrimin e Serbisë.

Ne kemi pasur marrëveshje dhe kam pasur bisedë me kryeministrin e Izraelit, qartë ia kam thënë që nuk e nënshkruaj një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët, por vetëm me amerikanët, dhe kjo kishte të bënte edhe me raportet e Izraelit me ne”, ka thënë Vuçiq,

Tutje ai ka shtuar se ndonëse respektojnë miqësinë me Izraelin ata respektojnë më shumë vetveten e tyre.

Mos u shqetësoni për pozitën e Serbisë. Ne do të veprojmë në akordancë me ligjin ndërkombëtar, por edhe me interesin e Serbisë, dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne respektojmë miqësinë me Izraelin, por respektojmë dhe vetveten. Ju s’mund të na thoni, që ne kemi njohur pavarësinë e një pjese të territorit tuaj, dhe ju vazhdoni sepse jeni nën presion nga ata që na kanë bërë presion neve, bëjeni të njëjtën”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTV./Gazeta Sinjali/