Kombëtarja e Marokut ka siguruar një vend në çerekfinalen e Kampionatit Botëror 2026, pasi mposhti bindshëm Kanadanë me rezultat 3-0 në ndeshjen e fazës së 1/8 së finales.
Marokenët dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë shumë hapësirë njërit prej nikoqirëve të turneut për të reaguar.
Heroi i ndeshjes ishte Azzedine Ounahi, i cili realizoi dy gola për kombëtaren afrikane, ndërsa fitoren dhe kualifikimin e vulosi Soufiane Rahimi me golin e tretë në minutat e fundit të sfidës.
Me këtë triumf, Maroku vazhdon ëndrrën në Botërorin 2026 dhe tashmë është në mesin e tetë kombëtareve më të mira të turneut.
Në çerekfinale, marokenët do të përballen me fituesin e duelit mes Francës dhe Paraguajit, ndeshje që zhvillohet sonte nga ora 23:00.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!