Situata ka eskaluar në rrugët e Brukselit, pasi Maroku shënoi fitore ndaj Belgjikës në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Maroku triumfoi me rezultat 0:2 ndaj Belgjikës, për të vazhduar “luftën” për një kualifikim në fazën tjetër.
Sidoqoftë, përpos festës në stadium, trazirat kanë ndodhur jashtë saj, me disa tifozë që thyen një veturë derisa shihej një tjetër që i kanë vënë flakën.
“Visegrad” ka publikuar një video ku raportohet se janë tifozët marokenë që po godasin një makinë.