image Markat luksoze nën llupën e Doganës, kapen mijëra produkte të dyshuara si të falsifikuara

Siguri

Markat luksoze nën llupën e Doganës, kapen mijëra produkte të dyshuara si të falsifikuara

news image

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar mbi 2,300 artikuj të dyshuar si mallra të falsifikuara gjatë një aksioni të zhvilluar në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit, njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, gjatë aktiviteteve operative në terren për parandalimin e kontrabandës, kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë, i cili dyshohej se vinte nga vija e gjelbër kufitare.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët doganorë kanë hasur në një sasi të konsiderueshme mallrash pa dokumentacion përcjellës për prejardhjen e tyre. Pas numërimit dhe verifikimit të mallit, janë evidentuar gjithsej 2,324 artikuj, përkatësisht 654 çanta dhe 1,670 kuleta të markave të ndryshme të njohura ndërkombëtare, për të cilat ekziston dyshimi për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Malli është ndaluar dhe vendosur nën mbikëqyrje doganore, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë kompetente të Doganës së Kosovës në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Sipas vlerësimit fillestar, vlera e përafërt e mallit të ndaluar arrin në rreth 9,500 euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/