Postimet gjithnjë e më të rralla janë bërë shkak që të nisin thashethemet se Marina Vjollca mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të parë.
Pak javë më parë, Marina postoi një foto e veshur me një triko të gjerë, detaj që tërhoqi vëmendjen dhe menjëherë nisën spekulimet se është në pritje të ëmbël.
Ajo që i ka shtuar dhe më shumë dyshimet është postimi i fundit i saj në Instagram, ku Marina ka falënderuar Zotin duke mos zbuluar arsyen.
“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar moderatorja.
Ky status hedh më shumë dyshime që moderatorja ka shkruar këto fjalë pikërisht për këtë lajm.
Dhe ndjekësit prej kohësh i komentojnë për një shtatzënë të mundshme moderatores.
Megjithatë, ende nuk ka asnjë konfirmim nga Marina dhe partneri i saj, Getoar Selimi, me të cilin lidhi kurorë disa vite më parë. /GazetaSinjali/