Sot është një ditë e veçantë për moderatoren e njohur, Marina Vjollca. Ajo ka ditëlindjen dhe ka mbushur 32 vjet.
Natyrisht, një urim romantik nuk ka munguar nga bashkëshorti i saj, i cili ka zgjedhur disa fjalë të ndjera për të uruar partneren e tij.
Geasy ka postuar një imazh të Marinës teksa mbante në krah të bijën e tyre, Marget teksa bëri urimin për të.
“Që në takimin tonë të parë, e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty. Më vjen mirë kur e di se kisha të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh”, ka shkruar reperi në urim.