image Maratona e Tiranës, Kusari-Lila thotë se u cenua përfaqësimi shtetëror i Kosovës në garë

Kosovë

Maratona e Tiranës, Kusari-Lila thotë se u cenua përfaqësimi shtetëror i Kosovës në garë

news image

Dje është mbajtur maratona e Tiranës, në një garë ku morën qindra atletë nga 47 shtete të ndryshme të botës.

E teksa të gjithë pjesëmarrësve nga vendet tjera iu është njohur përkatësia shtetërore dhe shënohej flamuri shtetëror në rezultatet e garës, kjo nuk ka ndodhur edhe me Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas saj, të gjithë pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës në Maratonën e Tiranës ishin përfaqësues me shenjën XK (dhe jo KOS, sipas shkurtesës zyrtare të Kosovës) dhe pranë kësaj shkurtese nuk ishte flamuri shtetëror i Kosovës.

Kusari ka theksuar se i njëjti rast ka ndodhur më herët në Maqedoninë e Veriut, por gabimi ishte korigjuar dy vite më parë, pas reagimit të vrapuesve nga Kosova.

Postimi i plotë:

/GazetaSinjali/