image Marash Kumbulla 'në hall' me Jose Mourinhon

Futboll

Marash Kumbulla ‘në hall’ me Jose Mourinhon

news image

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, po kalon një periudhë të vështirë në ekipin italian, shkruan Sinjali Sporti.

Për shkak të paraqitjes së dobët ndaj Bodo Glimt, Kumbulla ishte një nga të dënuarit e Mourinhos për supersfidën ndaj Napolit.

E kjo e ka vështirësuar qëndrimin e Kumbullës në Romë, pasi mbrojtësi ka qëndruar në stol në të gjitha ndeshjet e kampionatit dhe nuk ka debutuar ende.

Kumbulla bashkë me 3 lojtarë janë dënuar nga Mourinho dhe e kanë të vështirë ta fitojnë besimin e tij.

Kumbulla u bë pjesë e verdhekuqëve para 14 muajve.

/GazetaSinjali/