image Tërmet edhe në Maqedoni - Sinjali

Tërmet edhe në Maqedoni

news image

“Në Shkup në ora 16:08, u regjistrua tërmet, epiqendra e të cilës gjendet në Republikën e Shqipërisë, 120 km në jug-perëndim të Shkupit, dhe i takon zonës së Dibrës”, raportojnë nga Observatori Seizmiologjik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

Tërmeti u regjistrua me magnitutë ML4.0, duke u ndjerë në vendbanimet perëndimor të RMV-së me shkallë të III-të në bazë të shkallës makroseizimike evropiane.

Tërmet sot ka pasur edhe në Shqipëri me magnitudë prej 4.0 shkallë të Rihterit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: