image Maqedonia publikon bilancin ditor të koronavirusit

Rajon

Maqedonia publikon bilancin ditor të koronavirusit

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se nga 702 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 127 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 67 raste, Kumanovë-1, Dibër-1, Shtip-33, Tetovë-10, Strugë-5, Ohër-6, Koçani-2, Probishtip-2.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë tre pacientë me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve katër pacientë nga Shkupi, 2 nga Tetova dhe një nga Gostivari.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut shkon në 3 mijë e 152, prej të cilëve 1 mijë e 653 janë shëruar, kurse 156 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në vendin tonë ka 1 mijë e 343 raste aktive me COVID-19./Gazeta Sinjali/