Maqedonia e Veriut ka publikuar bilancin ditor rreth koronavirusit.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 150 raste të reja me COVID-19.
100 nga rastet e reja, apo 64% janë komunat e kryeqytetit. Gjatë natës së kaluar janë regjistruar edhe 6 viktima, 4 në Shkup dhe 2 në Tetovë, që e çojnë numrin e të vdekurve nga koronavirusi në 222.
Për momentin në Maqedoni ka 2733 raste aktive me koronavirus. Ministri i Shëndetësisë tha sot se pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, vendi ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar gjendjen momentale.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, nga Prilepi sot paralajmëroi se më së voni nesër, do të shpallen publikisht emrat e personave që nuk duan të marrin vendimet për vetizolim dhe shtoi se bëhet fjalë për 450 vendime të tilla. Institucionet kanë hasur në vështirësi në shpërndarjen e vendimeve për vetizolim, pasi që në shumë raste qytetarët nuk kanë dhënë adresa të sakta.
Në mbarë vendin 702 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 210 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19./Gazeta Sinjali/