image Maqedonia me rezultat të thellë mposhtë Lihteshtajnin, një nga golat prej shqiptarëve

Futboll

Maqedonia me rezultat të thellë mposhtë Lihteshtajnin, një nga golat prej shqiptarëve

news image

Pas tri barazimeve radhazi, Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka arritur të shënojë fitore të madhe në kualifikimet për Botërorin ”Katar 2022”.

Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore ndaj Lihteshtajnit në udhëtim me rezultatin 0-4, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e shtatë në Grupin J.

Darko Velkovski, Ezgjan Alioski, Boban Nikolov dhe Darko Churinov shënuan golat e fitores për maqedonasit.

Përveç Alioskit, te Maqedonia e Veriut nga fillimi luajti edhe Arijan Ademi. Të dy lojtarët ishin në fushë për 70-të minuta.

Maqedonia e Veriut tani rendite e dyta në grup me 12 pikë, aq sa ka edhe Armenia një pozitë më poshtë. 

Kurse, Lihteshtajni mbetet me një pikë në pozitën e fundit. /Gazeta Sinjali Sporti/