image Maqedonia e Veriut vendos se a duhet të kenë kosovarët test PCR negativ për kalim tranzit

Rajon

Maqedonia e Veriut vendos se a duhet të kenë kosovarët test PCR negativ për kalim tranzit

news image

Shtetasit e Kosovës të cilët kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë një test negativ PCR të koronavirusit.

Ky vendim u mor sot në seancën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në pajtim me propozimet e miratuara në vendimin për masa për parandalim të përhapjes së COVID-19, shtohen dy qëndrime në këtë drejtim:

– Vërtetim mjekësor me rezultat negativ për PCR SARS-CoV-2 për fëmijë, të dorëzohet kur fëmija ka mbi 10 vjet.

– Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga vendkalimi kufitar tokësor nga Republika e Kosovës detyrimisht të dorëzojnë vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga testi RT PCR SARS-COV-2, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në rast të kalimit tranzit nëpër shtet.

/GazetaSinjali/