Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 364 raste të reja nga 2140 teste të kryera me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 3 viktima, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndërsa janë regjistruar edhe 106 persona të shëruar.
Kurse, në total në Maqedoni të Veriut që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 19 mijë e 777 raste me COVID-19, prej tyre 775 kanë vdekur dhe 15.855 persona janë shëruar. /Gazeta Sinjali/