image Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Rajon

Rajon/ Maqedonia e Veriut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

news image

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski para pak minutave e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, për shkak të koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë me mundësi shtyrje, në bazë të situatës që do të ndodhet vendi nga koronaviruasi.

“Para pak çasteve firmosa vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi im bazohet në Nenin 125 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do të zgjasë 30 ditë me mundësi zgjatje në varësi të situatës”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Pendarovski gjithashtu shtyu edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke mos dhënë ndonjë afat të caktuar, deri sa të krijohen kushtet për t’i mbajtur ato në mënyrë të sigurt.

Teksa ka porositur edhe njëherë qytetarët të cilët janë jashtë vendit.

“Më mirë është të qëndroni atje ku jeni. Apeloj tek të gjithë qytetarët tanë që të jemi të qetë, të përgjegjshëm dhe të ndihmojmë njëri tjetrin”, ka thënë Pendarovski.