image Maqedonia e Veriut me rekord të ri, shënohet numri më i lartë i të shëruarve me COVID-19

Rajon

Maqedonia e Veriut me rekord të ri, shënohet numri më i lartë i të shëruarve me COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 591 testime, prej të cilave janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali..

Po ashtu, në të njëjtën periudhë 22 pacientë kanë humbur betejën me koronavirus.

Ndërsa, është shënuar po kështu një rekord i të shëruarve, gjithsej 1.122 persona apo gati dhjetë herë më shumë se numri i të infektuarve.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirusi në Maqedoninë Veriore ka arritur në 78,434 që nga fillimi i pandemisë.

/Gazeta Sinjali/