Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 591 testime, prej të cilave janë konfirmuar 129 raste të reja me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali..
Po ashtu, në të njëjtën periudhë 22 pacientë kanë humbur betejën me koronavirus.
Ndërsa, është shënuar po kështu një rekord i të shëruarve, gjithsej 1.122 persona apo gati dhjetë herë më shumë se numri i të infektuarve.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirusi në Maqedoninë Veriore ka arritur në 78,434 që nga fillimi i pandemisë.