Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave dhe të institucioneve parashkollore në të gjithë vendin, për dy javë.
Kjo masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit fillon nga dita e nesërme.
Po ashtu, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim që ndeshjet sportive do të luhen pa praninë e tifozëve.
Vendi fqinj ka regjistruar shtatë raste me virusin COVID 19, në mesin e tyre një mjeke që kishte vizituar Italinë. Të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, sipas autoriteteve./Gazeta Sinjali/