Maqedonia e Veriut ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Islandës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ballkanasit triumfuan me rezultat të pastër 3-1.
Ezgjan Alioski dhe Elif Elmasi me dy gola ishin heronjtë në këtë triumf, derisa Thorsteinsson e realizoi golin e nderit për vendasit.
Ballkanasit me fitore siguruan pozitën e dytë dhe shkojnë në ‘PlayOff’, ku përmes saj ka mundësi të kualifikohet për Botëror.
Maqedonët kanë 18 pikë në vendin e dytë, derisa islandezët me 9 pikë janë në pozitën e pestë. /Gazeta Sinjali Sporti/