Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka deklasuar me rezultat të thellë 0-5 Armeninë.
Vendasit që nga fillimi ishin më dominues dhe arritën të kalojnë në epërsi në minutën e 21′ me golin e Aleksandar Trajkovskit.
Pak minuta më vonë në skenë doli Enis Bardhi që dyfishoi epërsinë në minutën e 36′ për rezultatin e pjesës së parë 0-2.
Edhe pjesa e dytë i takoi totalisht mysafirëve që shënuan edhe tre gola të tjerë Bardhi shënoi sërish në minutën e 66′, dhe në të 79′ shënoi Milan Ristovski për 0-4.
Futbollisti me prejardhje shqiptare Enis Bardhi kompletoi hat-rikun në min e 90′ me golin nga penaltlia.