Në Maqedoninë e Veriut sot është propozuar të hapen kufijtë dhe të largohen kufizimet për shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Këtë propozim e ka paraqitur në mëngjesin e sotëm, Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut.
“Sipas analizave, nuk ka aktualisht indikacion, përkatësisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me COVID-19 në shtet nga këto vende. Sipas kësaj, nuk ka rrezik të hapen kufijtë. Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, është thënë nga Ministria ne Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
Deri më tash shtetasve të këtyre vendeve i është kërkuar testi PCR për hyrje në Maqedoni të Veriut. / Gazeta Sinjali /