Për herë të parë pas tre muajve, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është ulur nën 2 mijë.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të martën janë regjistruar 8 persona të vdekur nga COVID-19, 99 të infektuar dhe 214 të shëruar.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 15 mijë e 226.
Prej tyre, 631 pacientë kanë vdekur, 12 mijë e 700 janë shëruar, ndërsa aktive mbeten 1 mijë e 895 raste.
Kryeministri Zoran Zaev, ka thënë se, për momentin, qeveria e tij nuk planifikon vendosjen e masave kufizuese për qytetarët, institucionet apo bizneset. /Gazeta Sinjali/