image Maqedonia e Veriut me masa të reja, nga sot maska do të jetë e obligueshme

Rajon

Maqedonia e Veriut me masa të reja, nga sot maska do të jetë e obligueshme

news image

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi mbrëmë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në kuadër të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet infektive, raportojnë mediat maqedonase, transmeton Gazeta Sinjali.

Ligji që prej sot hyn në fuqi parasheh mbajtjen e maskës në ambiente të hapura, që nga dalja nga shtëpia, gjegjësisht gjatë lëvizjes në ambiente të hapura, në tregje, transportin publik si dhe ambiente të mbyllura si institucione shtetërore, markete, dyqane, banka, posta, spitale dhe të tjera.

Por mosmbajtjen e maskës në ambient të hapur është paraparë gjobë prej 20 eurove, pra qytetarët duhet ta mbajnë në çdo kohë sapo të dalin nga shtëpia, përndryshe përballen me gjobë.

Ndërsa, ata që nuk respektojnë masën e vetizolimit gjobiten me gjobë prej 50 eurove. Personat që do të grumbullohen pas orës 22:00 në ambiente të hapura do të gjobiten me 500 euro.

Kjo masë nuk do të vlejë: gjatë aktiviteteve sportive në ambient të hapur apo të mbyllur, por me respektimin e protokolleve specifike për mbrojtje si distance, dezinfektimi dhe të ngjashme;

Gjatë drejtimit të makinës private, nëse shoferi është vetëm apo me person apo persona me të cilët jeton në bashkësi apo të familjes më të ngushtë;

Gjatë qëndrimit në oborrin e shtëpisë i vetëm apo me person/persona me të cilët jetojnë në një familje apo në bashkësi;

Gjatë qëndrimit në restorante apo kafene, por duke respektuar protokollet specifike për mbrojtje si distance, dezinfektimi dhe të ngjashme;

Nëse përdoret tip tjetër i pajisjeve mbrojtëse specifike për vendin e caktuar të punës;

Fëmijët që janë nën moshën 6 vjeç;

Personat që kanë gjendje apo probleme specifike shëndetësore, me nevoja të veçanta apo të tjerë që mbajtja e maskës për ta është problematike apo ka kundërefekt. /Gazeta Sinjali/