image Maqedoni e Veriut - Katër të vdekur nga COVID-19

Rajon

Maqedoni e Veriut – Katër të vdekur nga COVID-19

news image

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar katër raste të vdekjes me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka njoftuar se janë regjistruar edhe 23 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq, janë shëruar 32 pacientë dhe janë testuar 853 persona.

May be an image of text

Deri më sot në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155 mijë e 441 raste pozitive, janë shëruar 149 mijë e 528 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 462 njerëz, ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 451 raste pozitive. /Gazeta Sinjali/