Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 393 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve.
Betejën me koronavirusin e kanë humbur katër persona ndërsa 90 të tjerë ia kanë dalë që të shërohen.
Rastet e reja janë nga këto komuna:
Shkup 189- Kumanovë 14- Dibër 2- Shtip 13- Prilep 19- Tetovë 27- Strugë 7- Veles 12- Bitola 9- Ohër 5- Kavadarci 8- Gostivar 6- Gjevgjeli 15- Strumicë 15- Kriva Palanka 4- Radovish 10- Krushevë 1- Koçani 13- Probistip 3- Makedonski Brod 2- Pehçevo 2- Berovë 3- Valandovë 1- Delçevo 3- Kratovë 1- Sveti Nikole 2- Kërçovë 6- Resen 1
Numri i përgjithshëm i COVID-19 të diagnostikuar në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë shkon në 20555, numri i pacientëve të shëruar është 16099, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3671./Gazeta Sinjali/