Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se prodhuesit e sistemeve të armatimit nga Turqia kanë qenë dhe do të jenë ndër adresat shtetërore më të shpeshta të blerjeve të armatimit nga Republika e Kosovës.
Sipas tij, kjo sepse Kosova dhe Turqia janë aleatë dhe partnerë strategjikë, për mbrojtje e siguri dhe për qëndrueshmëri e paqe.
Maqedonci kështu u shpreh gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ku zhvilloi takime me drejtuesit e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes së Republikës së Turqisë.
Ai gjithashtu u takua me prodhues të sistemeve ushtarake, me disa prej të cilëve janë prokuruar sisteme të armatimit dhe pajisje të ndryshme ushtarake.
Ministri në këto takime u informua me inovacionet e fundit në fushën e industrisë së mbrojtjes, dhe të mbrojtjes së hapësirës ajrore, bëhet e ditur në komunikatë.