Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën e Dialogut të Sigurisë në Budapest të Hungarisë.
Aty ai ka shprehur angazhimin e Kosovës për vazhdim të partneritetit bilateral me vendet evropiane si dhe angazhimin e saj për paqe.
“Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s dhe për të siguruar stabilitet dhe paqe ne Ballkanin Perëndimor dhe përtej”, ka shkruar Maqedonci.
“Bashkëpunimi midis vendeve demokratike është shtegu i vetëm për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në kontinentin tonë”.