Një grup maqedonasish të diasporës kanë protestuar jashtë konsullatës së tyre në Melbourne të Australisë duke fyer e përdhosur flamujtë shqiptarë e grekë.
Një foto në rrjetet sociale, tregon një grup personash nga Maqedonia, të cilët kanë në dorë flamurin shqiptar duke i vënë flakën.
Në një prej fotove të mëposhtme duket qartë se si para se ta djegin, mbi flamurin kuqezi ata kanë vizatuar organë gjenitalë mashkullorë. Flamuri mban mbishkrimin “Fuck Shqiptari”.
Në 28-vjetorin e Pavarësisë, shtetasit me origjinë maqedonase kanë protestuar kundër emrit të ri të shtetit me banderolat: “Vetëm Maqedoni, asnjëherë e Veriut.”Më pas, pasi janë përdhosur, flamunjtë shqiptarë dhe ata grekë janë djegur në sheshin e Melburnit.
Ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga autoritetet maqedonase lidhur me incidentin apo edhe një ndjesë për përdhosjen e flamurit kombëtar. /Sinjali/