image Mane në frymën e fundit ia siguron fitoren e parë Senegalit në Kupën e Afrikës
[wp-story id="814678"]

Futboll

Mane në frymën e fundit ia siguron fitoren e parë Senegalit në Kupën e Afrikës

news image

Kombëtarja e Senegalit e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Afrikës, duke mposhtur në shtëpi Zimbabvejën.

Edhe pse Senegali shihet si ndër favoritët kryesorë për të fituar Kupën, nuk arriti të siguroi fitoren deri në minutën e fundit të takimit.

Takimi ishte i baraspeshuar nga minutat e parë e deri në fund, me skuadrat që kishin raste të mira të shënimi, por nuk i konkretizuan.

Sa i përket posedimit, senegalezët dominuan dhe krijuan disa aksione, që u mungoi vetëm goditja përfundimtare. Kur mendohej se do përfundonte takimi me rezultat të barabartë, arbitri akordoi penallti për vendasit, të cilën e konkretizoi në gol Sadio Mane (90+6).

Me këtë fitore, Senegali është lider në grupin B me tre pikë, derisa Zimbabveja renditët në fund pa pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/