Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka folur për portierin e PSG-së, Gianluigi Donnarumma.
Ai ka thënë që Donnarumma është lojtari më i mirë në botë.
“Ai është portieri më i mirë në botë dhe edhe nëse PSG tashmë ka një portier tjetër të lartë, nuk mendoj se Donnarumma do të kalojë shumë kohë në stol”, tha Mancini.
Donnarumma startoi në ndeshjen e fundit të Paris Saint-Germain kundër Man Cityt.
Italiani u transferua te PSG në afatin kalimtar të verës si futbollistë i lirë, ndërsa tani është ftuar nga Kombëtarja e Italisë për ndeshjes e Ligës së Kombeve./Gazeta Sinjali Sporti/