image Manchester Unitedi bën ofertë për yllin e Tottenhamit

Futboll

Sport/ Manchester Unitedi bën ofertë për yllin e Tottenhamit

news image

Manchester Unitedi i ka bërë ofertë Tottenhamit për transferimin e mesfushorit Christian Eriksen gjatë afatit kalimtar të janarit.

“The Sun” ka raportuar të hënën se Manchesteri ka ofruar 23.5 milionë euro dëmshpërblim për Eriksenin, i cili ka kontratë me Tottenhamin deri në fund të këtij edicioni.

27-vjeçari, nëse nuk largohet nga Tottenhami në janar, atëherë në verë do të jetë futbollist i lirë.

Ai te Manchesteri shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe zëvendësim për francezin Paul Pogba që pritet të largohet nga “Old Trafford”.

Eriksen këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 20 ndeshje në të gjitha garat.