image Manchester United nuk arrin më shumë se një pikë ndaj Aston Villas, fajtor Coutinho

Futboll

Manchester United nuk arrin më shumë se një pikë ndaj Aston Villas, fajtor Coutinho

news image

Aston Villa ka barazuar me Manchester United në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League, shkruan Sinjali Sport.

Skuadra nga Birminghami ishte nikoqire e “Djajve të Kuq” në “Villa Park”, duel që përfundoi pa fitues me rezultat 2-2.

Mysafirët e nisën për mrekulli duke shënuar të parët dy herë me anë të Bruno Ferndanes.

Megjithatë, inkuadrimi i Philippe Coutinhos ndryshoi gjithçka, pasi braziliani në debutim arriti që të asistoj dhe shënoj duke mos lejuar të humbasë ekipi i tij.

Djajtë kanë 32 pikë në pozitën e shtatë, kurse Aston Villa ka 22 pikë në pozitën e 13-të.  /Gazeta Sinjali Sporti/