image Manchester United nis kontaktet me Real Madridin për transferimin e Varanes

Futboll

Manchester United nis kontaktet me Real Madridin për transferimin e Varanes

news image

Manchester United ka filluar kontaktet me Real Madridin për transferimin e Raphael Varane, raporton Sinjali Sport.

Varane është futbollist i Real Madrid deri në vitin e ardhshëm, kur i skadon kontrata.

Mbrojtësi francez nuk dëshiron të rinovoj me Los Blancos për arsye se dëshiron të provoj diçka të re.

28 vjeçari është në krye të listës së dëshirave për Manchester United, të cilët kërkojnë një mbrojtës ta transferojnë në këtë afat kalimtar.

Marrëveshja me futbollistin nuk pritet të jetë e vështirë, aq sa me klubin mbretëror që do kërkojnë një shumë të majme nga djajtë e kuq për transferimin e Varane. /Gazeta Sinjali Sporti/